Dita ndërkombëtare e grave, OKB: Femrat vazhdojnë të përballen me shumë pengesa

8 Mars 2024 | 17:24

Tubime në kërkim të barazisë gjinore po mbahen në Evropë e më gjerë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. Motoja e këtij viti është “Frymëzoni Gjithëpërfshirjen”, për të vënë në dukje rëndësinë e diversitetit. Në Korenë e Jugut, kjo do të thotë përfshirjen e më shumë grave në politikë.

“Në rreth një muaj, në Korenë e Jugut do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ndaj, çështja e barazisë gjinore dhe shumë të tjera të lidhura me gratë mund të diskutohen gjatë periudhës elektorale”, tha Oh Kyung Jin, Shoqata e Bashkuar e Grave Koreane.

Në një fjalim të posaçëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se, pavarësisht se barrierat janë shembur ndër vite, gratë hasin edhe shumë pengesa.

“Miliarda gra dhe vajza përballen me margjinalizimin, padrejtësinë dhe diskriminimin, ndërkohë që epidemia e dhunës ndaj grave turpëron njerëzimin. Bota jonë reflekton ende shoqërinë e dominuar ngag meshkujt”, Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Por në Rusi, presidenti Putin dha një mesazh kundër rrymës, duke thënë se detyra kryesore e grave është ajo e amësisë.

“Ju, të dashura gra, mund ta ndryshoni botën me bukurinë, mençurinë dhe buyjarinë tuaj, por mbi të gjitha me dhuntinë që ju ka dhënë natyra, atë të lindjes së fëmijëve”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

Për të ilustruar pengesat me të cilat përballen gratë, trazira u verifikuan në një marshim në Filipine, kur policia ndërhyri në një protestë kundër dhunës seksuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026