Marrëveshja| Iljazaj: O kanë tradhtuar Berishën, ose… Rama i gënjeu me 2 komisione

12 Mars 2024 | 21:51

Drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj, është shprehur se “Rithemelimi” me marrëveshjen e ditës së sotme me PS, është bërë aleat i kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për ligjet që kërkojnë mbi 84 vota.

Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se opozita nuk duhet të negocionte për 2 komisione hetimore, por minimalisht duhet të negocionte me mazhorancën lirimin e liderit të opozitës, Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.

Iljazaj tha gjithashtu se ose Gazment Bardhi dhe deputetët demokratë e kanë tradhtuar Berishën, ose Rama është demokrat dhe është ai autori i burgosjes së Berishës.

“Nga ana proceduriale, ndoshta nuk ka ndryshuar ndonjëgjë. Nga ana politike ka një domethënie të rëndësishme. Sot për ligjet me 84 vota në Kuvend, Edi Rama ka aleat Sali Berishën dhe Gazment Bardhin në Parlament. Pra sot konsiderohen si bashkëpunëtorë në Parlament.

Sa i përket marrëveshjes se kush fitoi dhe kush jo, unë këtë e quaj marrëveshje në koherencë të plotë nga ana e Rithemelimit. Sot Rithemelimi sipas parimeve të tij nuk mund të quhet opozitë, pasi kanë pretenduar se të bashkëpunosh me qeverinë, je zar i Ramës.

Rithemelimi ka artikuluar se Rama është autor i burgosjes së Berishës, si ai që ka kapur drejtësinë në Shqipëri, që ka shpallur Berishën non grata. Tani të bashkëpunosh me Edi Ramën, pas këtyre pretendimeve, është absude.

Ideja është këtu, ti nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që të ka burgosur liderin, që ka kapur drejtësinë dhe të fitosh 2 komisione hetimore. Minimalisht ti kur negocion duhet të kërkosh lirimin e liderit të opozitës. Këtu ka dy gjëra, ose këta kanë tradhtuar Sali Berishën, ose Edi Rama nuk është diktator, është demokrat”, tha Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026