Sulme në kufij, brigadat ruse që luftojnë krah ukrainasve i hapin telashe Putinit

14 Mars 2024 | 15:47

Grupet e armatosura ruse që janë kundër Kremlinit i kanë bërë thirrje civilëve që të evakuohen nga rajonet kufijtare.

Sipas mediave të huaja, Legjioni i Rusisë së Lirë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian, milicitë me bazë në Ukrainë që supozohet se përbëhen nga luftëtarë rusë, u bënë thirrje zyrtarëve lokalë që të “vijojnë menjëherë” evakuimet nga Kursk dhe Belgorod.

“Civilët nuk duhet të vuajnë nga lufta,” thanë grupet në një deklaratë të përbashkët të postuar në kanalin Telegram të Legjionit të Lirisë së Rusisë.

Garda Nacionale e Rusisë është duke tentuar që të parandalojë sulmet e vazhdueshme nga grupet pro-ukrainase në rajonin e Kurskut, ku përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë, ushtarë rusë që luftojnë përkrah ukrainasve nuk po i lënë rehat forcat e Vladimir Putinit.

Tre grupe të ndara dhe pjesëtarët të milicisë ukrainase, kryesisht të përbëra nga rusë që luftojnë regjimin aktual në Kremlin, këtë javë kanë pretenduar se kanë marrë nën kontroll fshatin Tyotkino.

Video të ndryshme amatore shfaqin luftimet e ashpra që po zhvillohen në këto rajone, ku sipas AFP-së janë përdorur raketa dhe artileri të ndryshme në Tyotkino.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026