Rritet bilanci i viktimave të incidentit tragjik, 20 emigrantë të mbytur në Egje
Së paku 20 njerëz janë mbytur të premten si pasojë e fundosjes së një varke gome me emigrantë në brigjet veriore të Turqisë në Detin Egje, thanë zyrtarët turq.
Roja bregdetare e Turqisë i shpëtoi dy emigrantë në det në provincën turke Çanakala, ndërsa dy të tjerë ia dolën të mbërrijnë vetë në bregdet, tha guvernatori Ilhami Aktas.
Nuk dihet se sa njerëz ishin në varkë kur ajo u fundos, ndërsa roja bregdetare i vazhdoi kërkimet në atë zonë, tha ai.
Aktas tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se katër nga të mbyturit ishin foshnje ose fëmijë.
Nuk dihet se shtetas të cilit vend janë emigrantët e mbytur.
Dhjetë anije dhe dy helikopterë të rojës bregdetare turke u përfshinë në misionin për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, sipas Anadolut.
Megjithëse numri i tyre ka rënë në vitet e fundit, emigrantët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika shpesh largohen nga Turqia në përpjekje për të shkuar në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë në vendet evropiane, shkruan REL.
Disa emigrantë që largohen nga Turqia tentojnë të lundrojnë edhe drejt Italisë.
Roja bregdetare turke tha se i kapi së paku 93 emigrantë duke tentuar të largohen nga bregdeti turk me vakra këtë javë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit