Trofeu ”BAFTA”, metalpunuesit vijojnë të ndjekin traditën e të ruajnë origjinalitetin
E ndërsa Joqauin Phoenix, Renee Zellweger dhe Brad Pitt mund të jenë duke hartuar fjalime për ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA muajin e ardhshëm, në anën tjetër në një punishte në perëndim të Londrës përpunuesit e metaleve janë po ashtu duke punuar intensivisht për të krijuar edhe trofetë që yjet e Hollywood shpresojnë të fitojnë.
Pak kilometra larg nga Royal Albert Hall ku Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve Televizive do të shtrojë tapetin e kuq, metali i shkrirë derdhet në enët metalike, duke krijuar trofetë që do të shpërndahen në ngjarjen e 10 shkurt, e cila shihet si një pararojë e rëndësishme që tregon edhe tendencën e fituesve të Oskar.
Projektuar nga skulptorja amerikane Mitzi Cunliffe në 1955, maska tragjikomike 27 centimetër e lartë, e cila peshon 3.7 kilogram vijon të punohet me dorë në New Pro Foundries që nga vitet 1970.
BAFTA është një art më vete që nderon aktorët më të mirë të vitit.
Ajo e bazoi modelin e saj të maskës teatrale tragjikomike, por shtoi edhe disa simbole në pjesën e brendshme një atom rreth njërit sy dhe një ekran rreth tjetrit, për të simbolizuar lidhjen midis dramës dhe teknologjisë TV.
Po ashtu maska përpara që të përpunohet në nxehtësi gërshëtohet me një rërë të veçantë.
Maska e Parë BAFTA e prodhuar në bronz i është dhënë në vitin 1976 Charlie Chaplin dhe sot vijon e njëjta traditë, një trofe i shumëpritur nga aktorët në të gjithë botën.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset