Turqia përfshihet në marrëveshjen për pastrimin e Detit të Zi nga minat

17 Mars 2024 | 08:33

Turqia është bashkuar me Bullgarinë dhe Rumaninë për të pastruar Detin e Zi nga minat, gjë që do ta bënte më të lehtë eksportin e drithërave ukrainase drejt tregjeve botërore.

Shteti turk po u reziston thirrjeve për të lejuar futjen e anijeve të NATO-s për pastrimin e minave duke cituar një marrëveshje ndërkombëtare. Sipas Konventës Montreux të vitit 1936, qasja në Detin e Zi bëhet vetëm përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll.

Por aksidentet e anijeve të mallrave në minat detare po nxjerrin në pah kërcënimet në rritje për një prej rrugëve më të rëndësishme detare për eksportin e drithërave dhe energjisë.

Tayfun Ozberk, ish-oficer i marinës turke që tani punon si analist për çështjet e mbrojtjes, tregon pse ndodhin aksidentet me anijet e transportit.

“Anijet tregtare nuk kanë pajisje për të zbuluar minat nga distanca. Minat janë gjysmë të zhytura në ujë, dhe kur shihen nga anijet është tepër vonë”.

Sipas Zërit të Amerikës, analistët thonë se eliminimi i kërcënimeve nga minat do të ishte një nxitje e rëndësishme e përpjekjeve të Ukrainës për eksportimin e drithërave drejt tregjeve botërore pas prishjes së marrëveshjes me Rusinë e cila ishte ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Analistët thonë se Rusia po i kërcënon eksportet ukrainase duke thënë se nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve.

Por nga ana tjetër, Ankaraja shpreson se rritja e sigurisë për anijet ukrainase mund të shërbejë si shtysë që Moska të rikthehet tek marrëveshja për eksportin e drithërave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026