Australia kërkon raportim nga rrjetet sociale për frenimin e përmbajtjes terroriste

18 Mars 2024 | 15:40

Rregullatori i pavarur i internetit i Australisë eSafety ka dërguar sot letra ligjore në rrjetet sociale YouTube, X, Facebook, Telegram dhe Reddit, duke kërkuar që ata të dorëzojnë informacion në lidhje me përpjekjet e tyre për të goditur përmbajtjen terroriste.

Rregullatori tha se ishte i shqetësuar që këto platforma nuk po bënin mjaftueshëm për të ndaluar ekstremistët që t’i përdorin ato për të rekrutuar anëtarë të rinj.

Nga viti 2022, e-Safety mund të kërkojë informacion nga kompanitë e mëdha në lidhje me përhapjen e përmbajtjes së paligjshme dhe masat e tyre për të parandaluar përhapjen e saj, dhe refuzimi për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave sjell gjoba.

Komisioneri i e-Safety Inman Grant theksoi se aplikacioni Telegram është më i përdoruri nga grupet e dhunshme ekstremiste për radikalizimin dhe rekrutimin e anëtarëve të rinj.

“Ne nuk do të kemi frikë të bëjmë gjithçka që duhet për të marrë përgjigjet që na duhen ose t’i ndëshkojmë ata për mosbindje”, tha Grant.

I dyti më i përdorur nga ekstremistët është faqja e YouTube dhe platforma X e Elon Musk mori gjobën e parë nga organi rregullator për përmbajtje që përmbante abuzim me fëmijët, prej 386,000 dollarë, të cilën po e kundërshton në gjykatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026