Agjencia Europiane e Barnave autorizon përdorimin e Johnson&Johnson
Agjencia Europiane e Barnave ka rekomanduar për përdorim urgjent vaksinën me një dozë të vetme të kompanisë Johnson&Johnson.
Lajmi vjen pasi kompania iu tha ligjvënësve të BE se vaksina me shumë gjasa nuk do të dërgohet deri në mes të prillit.
“Pas një vlerësimi të detajuar, komiteti i barnave të EMA doli në konkluzion përmes konsensusit se të dhënat mbi vaksinën janë të plota dhe përkojnë me kriteret për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë”, thuhej në deklaratën e EMA.
“Në kuadër të këtij opinioni pozitiv, autoritetet në mbarë Bashkimin Europian do të kenë edhe një tjetër opsion për të luftuar pandeminë dhe të mbrojnë jetët dhe shëndetin e qytetarëve të tyre”, shtoi Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Barnave.
Jansenn, prodhimi i kompanisë Johnson&Johnson, është vaksina e katërt që miratohet nga enti rregullator i BE, pas Pfizer/BioNTech, AstraZeneca të Universitetit të Oksfordit dhe Modernës.
Sipas një testi klinik ku kanë marrë pjesë 44 mijë vetë nga SHBA, Afrika e Jugut dhe vendet e Amerikës Latinë ka rezultuar se shkalla e efikasitetit të vaksinës ishte 67 për qind.
Efektet anësore të vrojtuara raportohen se ishin kryesisht “të buta” dhe “iknin disa ditë pas vaksinimit”, shkruan EMA në deklaratë, ndërsa më të zakonshme ishin dhimbje në zonën ku administrohej vaksina, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe të përziera.
BE firmosi kontratë për të marrë 200 milionë doza të Jansenn më tetor të vitit shkuar, ndërsa vendet anëtare mund të marrin edhe 200 milionë doza të tjera.
Megjithatë pavarësisht miratimit, dozat e para nuk pritet të mbërrijnë para fillimit të muajit tjetër.
SHBA miratoi përdorimin e vaksinës më 28 shkurt. Kompania ka konfirmuar se do të dorëzojë 20 milionë doza në mars e në total 100 milionë deri në fund të qershorit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta