Spanja mbretëron në artin e rrugës, murali i vajzës me violinçel, më i miri në botë

25 Mars 2024 | 16:56

Murali i mrekullueshëm i një vajze me violonçel ne Spanjë është votuar si murali më i mirë në botë për vitin 2023.

Veçse një destinacion i përkryer me një bregdet mbreslënës, Spanja gjithashtu është një vend i mbushur plot me site historike, natyre magjepsëse, një kuzhinë të shijshme dhe se fundmi ajo mban kurorën edhe për muralin më të mirë në të gjithë globin.

Këtë vit Spanja mbretëron në çmimet StreetArtCities 2023 me muralet më të mira në të gjithë botën.

“Violincelistja e Fene” është vlerësuar me çmimin “Murali më i Mirë i Botës”, një titull i lakmuar nga shumë vende të tjera konkuruese.

Muralja shtrihet në një ndërtesë të lartë nëntëkatëshe në Spanjë duke përfshire me zgjuarsi arkitekturën e ndërtesës, ku gjatë natës telat e violonçelit ndriçojnë kur ndizen dritat e shkallëve fqinje.

Perveç çmimit të Murales me të mirë në të gjithë botën, Spanja shfaqet si një forcë dominuese këtë vit, me shumicën e veprave fituese të artit që vijnë nga rrugët e saj plot gjallëri duke përmendur këtu ‘Pa titull’ nga artistja Sabotaje El Montaje, fituese e çmimit ‘Impact Award’ ‘Kobertura 2G’ e artistit Da2 e cila fitoi vendin e dytë për vlerësimin ‘Innovation Aëard’, ‘Zonja e Grykëderdhjes’ nga  Lula Goce fituese e vendit të dytë për çmimin ‘Best mural of the world’  dhe ‘Kopora’ nga Yoe 33 e vlerësuar po ashtu me vendin e dytë për çmimin ‘Best mural of the world’.

Megjithatë nuk mbeten pas edhe vende të tjera të vlerësuara, e tillë si Gjermania me muralen e saj  ‘Graviteti’ , Italia me ‘Atlas, gruaja që mbajti botën’ , Gjeorgjia me “Ndërrimi i llambës” dhe Hong Kong me muralen e tij ‘Gjigantët duke u ngritur’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026