Punonjësit e burgjeve bllokojnë objektet në Spanjë pas vrasjes së kolegut

18 Mars 2024 | 13:03

E hëna shënoi një tjetër ditë protestash në burgjet në Spanjë pasi një kuzhinier u vra nga një i burgosur në një qendër në Katalonjë javën e kaluar. Punonjësit e burgjeve kërkojnë kushte më të sigurta pune.

Pavarësisht një marrëveshjeje këtë të dielë, punonjësit e burgjeve në Katalonjë kanë dalë sërish në rrugë, duke vendosur barrikada dhe djegur goma në hyrjet e qendrave të paraburgimit për të parandaluar hyrjen dhe daljen e zyrtarëve dhe të burgosurve, si dhe ushqimin dhe shërbime të tjera.

Synimi është të gjenerohet tension brenda qendrave duke parandaluar ndryshimet e turneve, megjithëse në disa burgje punonjësit u kërkuan të qëndronin natën për të siguruar shërbimin të hënën.

Këshilltarja Gemma Ubasart tregoi se bllokada e së hënës prek rreth 4,000 të burgosur, pasi ka qenë e pamundur të liheshin disa nga qelitë e tyre.

Ubssart tha se “situata është serioze dhe shqetësuese”, pasi “e drejta për të protestuar nuk mund të pengojë funksionimin e shërbimeve thelbësore”.

Ajo shtoi se disa avokatë nuk kanë qenë në gjendje të ndihmojnë klientët, “duke shkelur të drejtën e mbrojtjes”.

Plus që nuk ka mundur të kryhen dalje shëndetësore jo urgjente apo të bëhen videokonferenca nëpër qendra me kërkesë të gjyqësorit.

“Jemi në një situatë kufizimesh që as që ndodhën në pandemi”, tha Ubasart, duke u kërkuar sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur bllokadën.

Policia kundër trazirave është dërguar në disa burgje për të lejuar aksesin e mallrave dhe stafit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026