Kosovë-Suedi, trajneri Challendes tregon skemën si do ”frenojë” kombëtaren e Ibrahimoviç
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challendes dhe mesfushori Arbër Zeneli kanë folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së parë kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Me këtë rast, Challendes e ka cilësuar Suedinë si njërën ndër skuadrat më të mira në botë dhe se për të marrë një rezultat pozitiv ndaj tyre, Kosovës i nevojitet një paraqitje shumë e mirë.
“Do të luajmë kundër një kundërshtari vërtetë shumë të fortë, e kam parë, kam lexuar dhe kam dëgjuar që disa prej njerëzve nuk ndajnë këtë mendim dhe mendojnë që Suedia nuk është një prej ekipeve më të mira, por unë nuk kam mendim si ata. Unë mendoj që Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë. Do të luajmë kundër njërit prej njëzet ekipeve më të mira në botë në bazë të ranglistës së FIFA-së dhe për të arritur diçka në këtë përballje na duhet të kemi një paraqitje vërtetë shumë të mirë në mënyrë që të mund të marrim ose të shpresojmë diçka në këtë takim. Siç edhe e dini, kemi disa probleme me kontingjentin e futbollistëve që i kemi të grumbulluar, na mungojnë pesë lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm prandaj për të dhënë përgjigje ndaj këtyre mungesave na duhet që të japim përgjigje në mënyrë ekipore”, tha fillimisht trajneri i Kosovës Bernard Challendes.
Ndërsa mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli foli para mediave me një vetëbesim të madh para kësaj ndeshje dhe deklaroi se Kosova në këtë ndeshje luan për tri pikë.
“Siç e tha edhe trajneri, kemi folur për këtë lojë, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Suedia është një ekip shumë i fortë edhe e kanë sjellë edhe një lojtar klasik, “world class” me Zlatanin edhe duhet të presim një ndeshje shumë të fortë” tha Arbër Zeneli, raporton Kosova Press.
Sa i përket vendimit të tij për të luajtur për Kosovën dhe jo për Suedinë, Zeneli tha se ai tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe se dëshiron fitore kundër kombëtares, për të cilën kishte luajtur si 15 vjeçar.
“Normal që është një ndeshje speciale për mua, sepse kam luajtur për Suedinë edhe më ka ndihmuar të bëhem lojtari që jam sot, por tani unë shikoj vetëm për fitore,…e kam gjetur mënyrën time ku të luaj edhe e kam pritur këtë ndeshje të luaj kundër Suedisë”, theksoi Zeneli.
Trajneri foli po ashtu për rreshtimin e kombëtares në fushën e blertë, me të cilën Kosova do tentojë të ndalë një sulmues të rrezikshëm si Zlatan Ibrahimoviç.
“Jo dy, na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Zlatan Ibrahimoviç-in. Në fakt ne me ekipin gjithmonë flasim për të luajtur në mbrojtje si një familje e vërtetë në mënyrë që secili të luan në aspektin e vet, të ndihmojë në repartin mbrojtës dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Ne do të luajmë si një ekip dhe në këtë formë do të provojmë të mbrohemi edhe në këtë përballje. Opsioni për të pasur një ose dy lojtarë që kujdesen për Ibrahimoviç-in nuk ka qenë asnjëherë opsion për ne, nuk ka qenë asnjëherë në kokën time”, theksoi Challendes.
Përballja Kosovë-Suedi zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet