Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e lëndëve të reja të rrezikshme
Rusia ka nisur një fushatë të re bombardimesh në qytetet kryesore të Ukrainës. Gjatë ditëve të fundit, fushata ajrore ka marrë jetën e dhjetëra qytetarëve dhe ka plagosur qindra të tjerë.
Në qytetin e Hrakivit, një nga zonat më të bombarduara që nga nisja e luftës, dëmet e bombardimeve kanë qenë më të mëdha. Ushtarakët Ukrainës deklarojnë se ushtria ruse po përdor disa bomba të reja me që janë më të rrezikshme dhe shkatërruese kur shpërthejnë në zonat urbane.
Sipas ushtarakëve Ukrainas, në rrënoja janë gjetur bomba të llojit D-30, të cilat janë të pajisura më shumë eksploziv si dhe kanë pajisje të komandimit në distancë.
Të cilësuara si bomba inteligjente, armët e reja kanë aftësi të programohen për distanca të largëta. Ekspertët ushtarakë ukrainas deklarojnë se që nga nisja e luftës, Rusia po e përdor fushën e betejës për të testuar armët e reja. Në disa raste, janë përdorur bomba me vakum dhe bomba thërrmuese, të cilat janë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet