Ekskluzive/ Euronews Albania mëson emrat e tre kandidatëve për deputetë ‘në sitën’ e Prokurorisë

16 Mars 2021 | 14:50

Kur ka kaluar 1 javë nga dorëzimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i listave të kandidatëve, në sektorin e dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjithshme janë depozituar 3 kërkesa verifikimi.

Euronews Albania u interesua pranë organit të akuzës fill pas dorëzimit të listave nga subjektet politike në garë, ku mësoi ekskluzivisht se 3 nga qindra kandidatë në garë po analizohen lidhur me të kaluarën e tyre, nëse janë ose jo të përshtatshëm për të qenë pjesë e garës.

Dy kërkesa janë depozituar nga KQZ për dy kandidatë të pavarur, që sipas burimeve janë Bojken Abazi që këto zgjedhje garon në Tiranë dhe Pal Shkambi në qarkun e Shkodrës.

Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ, pasi në vitin 2013 teksa kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.

Gjithashtu, prej vitit 2017 ai u zgjodh si anëtar zëvendësues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, detyrë kjo që Shkambi nuk ka arritur ta ushtrojë asnjë ditë.

Krahas KQZ, kërkesë për verifikim më të thelluar të kandidatëve kanë bërë edhe partitë e mëdha politike. Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë lidhur me kandidatin e dalë po nga kjo sigël, Rezart Tusha. Ky i fundit garon për kampin demokrat në qarkun e Durrësit.

Në përgjigjen e saj, Prokuroria e Përgjithshme shprehet se procesi i verifikimit tashmë ka nisur për këta 3 kandidatë dhe në përfundim të “skanimit”, rezultatet përfundimtare do i dorëzohen institucionit që ka bërë kërkesën.

Ishin diplomatët e huaj që vazhduan të këmbëngulin për pastrimin e listave edhe pas dorëzimit në KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026