Qeveria greke i shpëton mocionit të mosbesimit në Parlament
Qeveria greke e udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar një votimi mosbesimi në parlament të propozuar nga katër parti opozitare, pas raportimeve të mediave se qeveria manipuloi informacionin për aksidentin më të rëndë të trenit në historinë e Greqisë në shkurt të vitit të kaluar, ku humbën jetën 57 persona, kryesisht studentë.
“Unë ju bëj thirrje që të votoni për një qeveri që, pavarësisht vështirësive të mëdha, po e çon vendin përpara në mënyrë të qëndrueshme”, i tha Mitsotakis parlamentit të enjten përpara votimit.
Për besimin e qeverisë votuan 159 deputetë, ndërsa kundër 141, raporton Reuters. Partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re e Mitsotakis ka një shumicë prej 158 në parlamentin prej 300 vendesh. Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë për manipulim të provave që mund të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit të trenit në Larisa në një përpjekje për të pakësuar përgjegjësinë politike.
Qeveria thotë se gjyqtarët që kryejnë hetimet për aksidentin kanë të gjitha bisedat e papërpunuara në hetim, çka do të thotë se nuk ka asnjë manipulim. Një hetim nga një gjyqtar grek për aksidentin është në vazhdim dhe pritet të përfundojë në muajt në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta