Stadiumit Maracana propozohet t’i ndryshohet emri në Pele
Stadiumi i mirënjohur Maracana në Brazil do të emërtohet sipas futbollistit legjendar Pele.
Ndryshimi do të ndodhë pas një votëbesimi në autoritetet lokale të Rio de Janeiros ku u ra dakord që stadiumi të quhet sipas emrit të ikonës së futbollit brazilian, tashmë 80-vjeçar.
“Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele” – është emri i plotë i Pele-së dhe “Rei” në portugalisht do të thotë “Mbret” çka ka qenë edhe nofka e Peles.
Megjithatë vendimi i autoriteteve lokale duhet të miratohet nga qeveria qëndrore përpara se të bëhet zyrtar.
Pele, i cili fitoi tre tituj kampion bote si lojtar i përfaqësueses braziliane, realizoi golin e tij të 1 mijtë në Maracana në vitin 1969 në ndeshjen Santos-Vasco da Gama.
Stadiumi është i mirënjohur për faktin se ka organizuar disa finale që prej vitit 1950, duke përfshirë edhe atë të vitit 2014 në Kupën e Botës, sikurse edhe ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Maracana, që zyrtarisht ka një kapacitet prej rreth 80 mijë spektatores, është një nga stadiumet që mban edhe rekordin për sa i përket numrit më të madh të spektatorëve në një ndeshje, më shumë se 200 mijë, shënuar në finalen e Kupës së Botës 1950 kur Brazili mundi Uruguain.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta