Finlanda do diskutojë çështjen e mbylljes së kufirit lindor me Rusinë pas Pashkëve
Pas Pashkëve, Qeveria e Finlandës do të fillojë të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit të vendimit për mbylljen e pikave kufitare në kufirin lindor.
Vendimi aktual për mbylljen e kufirit është i vlefshëm deri më 14 prill, raporton shërbimi publik finlandez Yle.
Ministri i Drejtësisë Tomas Poisti paralajmëroi se sa më gjatë të jetë në fuqi vendimi, aq më të forta duhet të jenë argumentet, sepse ai kërcënon të drejtat themelore të njeriut si e drejta për azil dhe mbrojtja e të drejtave familjare.
Megjithatë, ka mundësi që të gjenden arsye më serioze”, tha ai duke iu referuar një raportimi të fundit të Policisë së Sigurisë.
Sipas ministres së Brendshme Mari Rantanen, nuk ka shenja të një dobësimi të ndikimit rus ose një ulje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë në zonën Shengen përmes kufirit lindor të Finlandës.
Siç rikujton shërbimi publik finlandez, shërbimi kufitar po përgatitet për rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm me ardhjen e pranverës dhe po kryen mbikëqyrje të shtuar të pikave kufitare.
Që nga fillimi i vitit, të paktën 35 persona janë ndaluar në kufirin lindor, të cilët u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht, kryesisht në Finlandën juglindore.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta