Vigjilja e Pashkës katolike, Papa drejton meshën në Vatikan

31 Mars 2024 | 09:13

Papa Françesku udhëhoqi në Vatikan shërbesën e vigjiljes së Pashkës, duke mbajtur një predikim 10-minutësh, gjatë një prej momenteve më solemne në kalendarin liturgjik katolik.

Ai hyri në Bazilikën e Shën Pjetrit me karrigen e tij me rrota, pasi kishte shmangur procesionin e së Premtes së Mirë për motive shëndetësore.

Italia po e feston Pashkën nën masa të shtuara sigurie, pas sulmit terrorist në Moskë. Ministria e Brendshme njoftoi se mbikëqyrjet dhe kontrollet janë përforcuar, sidomos në zonat ku ka grumbullime. Masat do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të Pashkës.

Në Jerusalem, masat e sigurisë bien gjithashtu në sy. Me luftën në Gaza, qyteti pati më pak pelegrinë se zakonisht, ndaj dhe celebrimet mblodhën kryesisht të krishterët vendas. Në Kishën e Varrit të Shenjtë, mesha e shenjtë e së shtunës u udhëhoq nga kleriku i parë katolik në Tokën e Shenjtë.

E ndërsa shumë vende celebruan pashkën me procesionet, në Gjermani ishte koha për marshet e paqes, një traditë që daton në vitet ’60, me të shtunën që ishte dita kryesore e veprimit. Në mbarë vendin u mbajtën mbi 70 evente.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026