Trafiku në hyrje të Tiranës, nga 11 marsi devijohet lëvizja në rrugën ”Teodor Keko”
Prej më shumë se një viti qytetarët në hyrje dhe dalje të anës perëndimore të Tiranës po përballen me trafikun e rënduar si pasojë e punimeve për rikonceptimin e së ashtuquajturës “Unazë e madhe”. Për shkak të vijimit të këtyre punimeve pranë mbikalimit të pallatit me Shigjeta do të ketë një devijim të qarkullimit të automjeteve.
“Nisur nga mbrëmja e 11 marsit, Autoriteti rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë një devijim të rrugës ‘Teodor Keko’, [njohur si] zona e Astrit, për automjetet që shkojnë dhe vijnë nga ish-sheshi ‘Shqiponja’ në mbikalimin e pallatit me shigjeta. Pas kalimit të rrugës ‘Aleksandri i Madh’, automjetet nuk do të kalojnë në kryqëzimin aktual, por në rreth-rrotullimin e ri të përkohshëm në zonën e njohur si Ozoni,” – raportoi gazetarja Dorina Halili.
Për pasojë “Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rrotullimin ekzistues. Kështu kalimi për qytetarët për në rrugën që lidh sheshin shqiponja me mbikalimin e pallatit me shigjeta do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjëll Mashi”.
Sipas ARrSh-së trafiku, i cili vjen nga rreth-rrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3 metra. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije për Euronews Albania se sipas projektit, punimet në zonën e Astirit mbyllen në muajin shtator të vitit 2022, ndërsa në nyjën Shqiponja në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta