Sa kandidatë në total duhet të paraqesin partitë politike? Ilirjan Celibashi shpjegon formulën
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thotë se partitë politike duhet të paraqesin në listën shumëemërore, sipas rregullores 153 emra. Ai tha në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se çdo parti në listën shumëemërore për një qark numri i kandidatëve nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve.
Sipas tij, ky është rregulli i parë, të cilit i shtohen edhe dy mandate, por shtimi i këtij numri tha ai dihet te jetë në çdo rast i plotpjesëtuar me tre.
“Në lidhje me numri 177 apo numra të tjerë. Unë kam bërë një sqarim, i cili konstaton në interpretimin e Komisionerit Shtetëror mbi numrin e kandidatëve në listën shumëemërore që duhet të paraqesë një parti politike për çdo qark, që po ta mbledhësh në total 153. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se numri i kandidatëve në listën shumëemërore që duhet të paraqesë një parti për një qark nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve, kushti i parë, shtohen dy, por në çdo rast duhet të jetë i plotpjesëtuar me tre”, theksoi ai.
Ai theksoi se ka qarqe zgjedhore në Shqipëri, që ky rregull nuk mund të aplikohet. Për ta konkretizuar ai mori shembullin e qarkut të Tiranës i cili ka 36 mandate.
Sipas formulës, këtij numri i shtojmë dhe dy mandate dhe totali del 38, por numri i përftuar nuk plotëson kushtin e tretë të plotpjesëtimit me tre dhe për pasojë partitë politike duhet t’i përmbahen kësaj rregulloreje.
“Ka qarqe që numri i tyre nuk plotpjesëtohet me tre. Numri i kandidatëve në listën shumëermerore duhet të plotpjesëtohet me tre, ky është rregulli dhe kushti i panegociueshëm por nga ana tjetër ti nuk mund të sjellësh sa të duash, ka përcaktuar sa është ky numër”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet