Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Abazoviç vizitë në RMV, diskutohet “Minishengeni”
Krijimi i një korridori të gjelbër, për lëvizjen e ndërsjellë të turistëve ishte propozimi i hedhur gjatë takimit që zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pati me homologun e Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyçi.
Rritja e bashkëpunimit ekonomik, duke u kthyer në konkurrentë në rajon, ishte mesazhi që u përcoll gjatë diskutimeve, gjithmonë brenda kornizës së Mini-Shengenit Ballkanik.
“Ne nuk po kërkojmë zëvendësim për integrimin evropian sepse prioritet i të gjithëve duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian. Vetëm se në këtë moment mendojmë se derisa ti kryejmë gjithë obligimet, të shihet modeli se si ka mundësi të kemi bashkëpunim më të fuqishëm, dhe të japë rezultate konkrete. Ne kemi biseduar rreth një bashkëpunimi rajonal. Besoj se eksitojnë shumë sektore ku mund të përmirësohemi. E dini se gjithë procesi i Berlinit ka për qëllim bashkëpunimin më të mirë mes shteteve ballkanike dhe ne jemi për këtë politikë”, tha Dritan Abazoviç, zëvendës kryeministër i Malit të Zi.
Për zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyçi pas tejkalimit të problemit me Covid 19, shtetet e rajonit duhet ti rikthehen bashkëpunimit më të fuqishëm në kuadër të Mini-Shengenit, por edhe iniciativave të tjera.
“Një nga temat gjithsesi ishte edhe Mini Shengeni dhe bashkëpunimi rajonal,sepse mendoj se e ardhmja e jonë është në bashkëpunimin tonë ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. U dakorduam që gjatë periudhës në vazhdim do marrim hapa akoma më të qarta rreth krijimit ose operacionalizimit të asaj që kemi nënshkruar gjatë procesit të Berlinit. NE folëm për aktivitetet që duhet ti ndërmarrim në periudhën postovid, të punës që na pret për konkurrueshmërinë rajonale që është baza e zhvillimit”, tha Bytiçi.
Gjatë vizitës zëvendës kryeministri Abazoviç I ftoi qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shkojnë në Mal të Zi për të kaluar pushimet, duke garantuar protokolle shëndetësore të duhura dhe kushte të sigurta.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi