Ukraina nis regjistrimin e dëmeve të luftës

3 Prill 2024 | 14:21

Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan REL.

Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kuleba shkroi se gjatë adresimit në Konferencën në Hagë më 2 prill, ai theksoi se “ukrainasit kanë nevojë për drejtësi tani. Jo në një të ardhme të largët”.

Në deklaratën përfundimtare të konferencës për Drejtësi për Ukrainën, përfaqësuesit e 44 shteteve dënuan “aktet e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës” dhe konfirmuan zotimin e tyre për krijimin e një “tribunali të posaçëm për hetimin dhe ndjekjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës”.

Në deklaratë u tha se Rusia duhet të përballet me të gjitha “pasojat ligjore për të gjitha aktet e saj të paligjshme ndërkombëtare… përfshirë reparacionin për lëndimet apo çdo dëm të shkaktuar nga këto akte”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Holandës, Hanke Bruins Slot, që ishte nikoqir i konferencës, lavdëroi regjistrin e krijuar nga Kievi, duke thënë se ishte një përparim “për të arritur deri te llogaridhënia dhe kompensimi”.

Më 3 prill, Kuleba merr pjesë në takimin e kryediplomatëve të NATO-s në Bruksel. Takimi mbahet një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, propozoi krijimin e një fondi pesëvjeçar në vlerë prej 100 miliardë dollarësh për t’i ofruar armë Ukrainës.

Një burim nga NATO i tha gazetarëve se “ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për mënyrën më të mirë të organizimit të mbështetjes së NATO-s për Ukrainën, për ta bërë mbështetjen më të fuqishme, më të parashikueshme dhe afatgjatë”.

Megjithatë, për këtë fond nuk pritet të merren vendime deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026