Debati në Holandë, 28-vjeçarja me depresion vendos t’i nënshtrohet eutanazisë

4 Prill 2024 | 08:39

Një 28-vjeçare holandeze fizikisht e shëndetshme, ka vendosur t’i japë fund jetës së saj nëpërmjet eutanazisë për shkak të betejave të saj me depresionin, autizmin dhe çrregullimin e personalitetit.

Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë afër kufirit gjerman, është planifikuar të eutanizohet në maj, pavarësisht se është e dashuruar me të dashurin e saj 40-vjeçar dhe jeton me dy mace.

Ter Beek, e cila dikur aspironte të bëhej psikiatre, është përballur me probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj. Ajo tha se vendosi të eutanizohej pasi mjekët i thanë: “Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për ty. Nuk do të bëhet kurrë më mirë”, sipas “the Free Press”. “Unë kam qenë gjithmonë shumë e qartë se nëse nuk përmirësohem, nuk mund të vazhdoj”, tha ter Beek.

Sipas procedurës, mjeku do japë një qetësues, i ndjekur nga një ilaç që do të ndalojë zemrën e Beek-ut. Kur ajo të jetë e vdekur, një komitet i shqyrtimit të eutanazisë do të vlerësojë vdekjen e saj për të siguruar që doktori t’i përmbahet “kritereve të kujdesit të duhur” dhe qeveria holandeze të deklarojë se jeta e Zoraya ter Beek-ut i ishte dhënë fund ligjërisht. Ajo i ka kërkuar të dashurit të saj që të jetë me të deri në fund.

Nuk do të ketë funeral. Ajo nuk ka shumë familjarë. Ajo nuk mendon se miqtë e saj do të kenë dëshirë të shkojnë. Në vend të kësaj, i dashuri i saj do të shpërndajë hirin e saj në “një vend të bukur në pyll” që ata kanë zgjedhur së bashku, tha ajo. “Kam pak frikë nga vdekja, sepse është e panjohura përfundimtare”, tha ajo. “Ne nuk e dimë vërtet se çfarë do të ndodhë më pas – apo nuk ka asgjë? Kjo është pjesa e frikshme”.

Më shumë njerëz po vendosin t’i japin fund jetës së tyre ndërsa vuajnë nga një sërë problemesh të tjera të shëndetit mendor si depresioni ose ankthi i përforcuar nga pasiguria ekonomike, ndryshimet klimatike, mediat sociale dhe çështje të tjera, raportoi Free Press.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026