Vrasja e punonjësve humanitarë, shtohen thirrjet për ndëshkimin e Izraelit

4 Prill 2024 | 17:11

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit deklaroi se vrasja e punonjësve humanitarë nga sulmi izraelit vë në dukje se Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë.

 “Ne kemi parë një rritje të vëmendjes ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje, ndaj sigurisë së punonjësve humanitarë, pjesërisht për shkak të kombësisë së atyre që u vranë të hënën. Ky është një realitet i hidhur, por nëse një e mirë mund të vijë nga vëmendja, ajo është rritja e vëmendjes politike dhe diplomatike, e fokusuar jo vetëm tek siguria e punonjësve, që në vetvete është e rëndësishme, por në krijimin e kushteve të duhura në të cilat ndihma për palestinezët e Gazës mund të shpërndahet”,-u shpreh Ciarán Donnelly nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre deklaroi se presidenti amerikan ndihet “zemërthyer” për vdekjen e 7 punonjësve në Gaza dhe shtoi se për të mbrojtur civilët duhet të arrihet një akord për lirimin e pengjeve.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi se deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit ajror që vrau 7 punonjësit humanitarë ishin “të pamjaftueshme”.

Ndërsa kryeministri i Katarit e konsideroi sulmin një shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë.

Ndërkohë, Benny Gantz, anëtar i kabinetit izraelit të luftës, i bëri thirrje Netanyahut që të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja më vonë gjatë vitit.

Gantz e bëri apelin e tij në një konferencë shtypi, ku tha se mbajtja e zgjedhjeve është e rëndësishme për të kthyer besimin e publikut tek qeveria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026