Gjykatësja refuzon kërkesën e ish-presidentit Trump për dokumentet e klasifikuara

5 Prill 2024 | 06:59

Gjykatësja federale në Florida, Aileen Cannon refuzoi të enjten argumentin e ish presidentit Donald Trump për ta rrëzuar padinë e ngritur ndaj tij për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara, bazuar me pretendimin se ato ishin marrë si materiale personale.

Zoti Trump, tashmë kandidati i pritshëm republikan përballë presidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kishte paraqitur pretendimin se mbajtja e dokumentave të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida ishte e lejuar nga legjislacioni amerikan që u mundëson ish-presidentëve të mbajnë materiale personale që nuk kanë lidhje me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Gjykatësja Cannon, e cila u emërua në këtë detyrë nga zoti Trump gjatë kohës që ai ishte president, kishte sinjalizuar më herët se ishte e hapur për ta pranuar shqyrtimin e kërkesës së zotit Trump, ku pretendohet se ai i trajtoi dokumentet si personale, sipas ligjit të vitit 1978, të quajtur Ligji për të Dhënat Presidenciale, që u lejon ish-presidentëve të mbajnë materiale që nuk kanë lidhje me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Prokurori i posaçëm Jack Smith, që drejton padinë e ngritur ndaj ish-presidentit Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra, pati reaguar kundër gjykatëses federale që sinjalizoi se mund ta pranonte pretendimin e ish-presidentit se dokumentet ishin pjesë e materialeve të tij personale.

Prokurorët janë shprehur se dokumentet lidhen me çështje ushtarake dhe të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë detaje për programin bërthamor amerikan dhe se ato nuk mund të konsiderohen personale.

Kjo është një ndër katër çështjet penale me të cilat përballet ish-presidenti Trump. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe është përpjekur t’i paraqesë ato si të motivuara politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026