Tensioni në Mesdheun Lindor, Blinken: Turqia shkeli ligjin ndërkombëtar me aksionet kundër Greqisë

11 Mars 2021 | 07:50

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti rinisjen e bisedimeve midis Greqisë dhe Turqisë, por duke kritikuar Ankaranë.

Gjatë fjalimit para Komitetit për Punët e Jashtme, Blinken nënvizoi se mosmarrëveshjet energjetike dhe territoriale  duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, diplomatike, jo ushtarake dhe jo përmes veprimeve provokuese.

“Ne kemi kritikuar aksionet, duke përfshirë Turqinë, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe angazhimet e saj të NATO-s, duke përmendur këtu veprimet e saj provokuese kundër Greqisë,” – u shpreh Blinken.

Sekretari i Shtetit shtoi se gjatë vitit të kaluar Uashingtoni ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol aktiv për të promovuar stabilitetin në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026