Hoti e Osmani falenderojnë Palmerin: SHBA aleat i përhershëm i Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentja në detyrë Vjosa Osmani zhvilluan sot takime online me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer.
Hoti dhe Palmer biseduan për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojat e pandemisë COVID-19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
Ai ka falënderuar Palmerin për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtet-ndërtimit.
Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Osmani mbajti një takim me Palmerin online. Ky i fundit i përcoll iasaj urimet për rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e themelimit të institucioneve në reflektim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Në diskutim me Palmerin Osmani theksoi se për shkak të pandemisë, sigurimi i vaksinave të mjaftueshme për qytetarët dhe menaxhimi i pandemisë e ringritja ekonomike duhet të jenë prioritete të institucioneve të reja.
Sa i përket bisedimeve me Serbinë, Osmani tha se në Kosovë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë qasja e qartë e presidentit Joe Biden, se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, ndërkaq shtoi se institucionet e Kosovës duhet të flasin me një zë, e në këtë kontekst përmendi rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën e me shoqërinë civile si dhe koordinimin e vazhdueshëm me aleatët tanë.
Nga ana tjetër, Palmer konfirmoi që në procesin e dialogut, SHBA do të jetë e përfshirë si partner dhe duke i koordinuar qëndrimet me Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se SHBA mbetet të aleat i përhershëm i popullit të Kosovës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi