Liderët më popullorë evropianë, Zelensky dhe Macron në krye të listës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë liderët evropianë më të pëlqyer. Kështu thotë një sondazh i kryer nga kompania Ipsos për llogari të Euronews.
Në anën tjetër, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin janë më të papëlqyerit nga evropianët. Në rastin e Putin, 79% e qytetarëve kanë një opinion negativ për të.
Por ka edhe një përjashtim. 37% e bullgarëve kanë një mendim pozitiv për presidentin rus.
“Shumë vende në Evropën lindore dhe qendrore kanë qenë objekt i përpjekjeve të shumta të Rusisë për të krijuar dhe për të promovuar propagandë. Dhe Bullgaria është një shembull i pastër. Pavarësisht kësaj, shteti dhe qeveria bullgare i kanë zmbrapsur këto përpjekje përtej pritshmërive”, thotë Francesco Nicoli, studiues, instituti “Bruegel”.
Mes liderëve të BE-së, Macron është ai me fan club-in më të madh. 41% e evropianëve kanë një mendim pozitiv për të. Një shifër që arrin në 57% në Rumani, por që bie në 28% në vendin e tij. Franca është gjithashtu vendi ku shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë, plot 62%. Ekspertët besojnë se një nga arsyet është sepse ai është një lider i identifikueshëm.
“Mendoj se ai ka treguar lidership në nivel evropian dhe duke bërë këtë ka qenë në gjendje të japë një mesazh të qartë, le të themi, se ku duhet të shkojë Evropa”, shprehet Nicoli.
Por jo të gjithë liderët janë të mirënjohur. Shumica e qytetarëve evropianë besojnë se nuk dinë shumë për kryeministrin polak Donald Tusk, atë italiane Giorgia Meloni, apo për spanjollin Pedro Sanchez për të pasur një opinion.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta