Vaksinimi në Ballkan, mijëra qytetarë të rajonit dynden në Beograd pas thirrjes për vaksinim falas
Mijëra qytetarë nga rajoni u dyndën në Beograd pasi autoritetet Serbe gjatë fundjavës ofruan vaksina falas për të huajt. Radhët e gjata të boshnjakëve, malazezëve, maqedonasve, shpesh familje të tëra, u formuan përpara qendrës kryesore të vaksinimit në kryeqytetin serb.
Kritikët e Presidentit populist serb Aleksandar Vuçiç thonë se, ai po përpiqet të përhapë ndikimin e tij mbi rajonin dhe të lustrojë imazhin ultranacionalist që kishte gjatë shpërbërjes se Jugosllavisë në vitet 1990.
Të tjerë thonë se dozat e AstraZeneca që po administrohen për të huajt janë afër datës së skadimit dhe duhet të përdoren sa më shpejt të jetë e mundur, një pretendim që nuk mund të verifikohet zyrtarisht.
“Në Maqedoni të Veriut nuk kemi vaksina. Erdha këtu të vaksinohem. I jemi mirënjohës sepse mund të injektohemi më shpejt sesa në Maqedoni”, thotë një shtetas nga RMV.
Maqedonia e Veriut të dielën mori grupin e parë të vaksinave AstraZeneca përmes iniciativës COVAX. Një dërgesë prej 24.000 dozash u ul në aeroportin kryesor të vendit pranë kryeqytetit Shkup.
“Natyrisht, pritjet tona në lidhje me kohën e dorëzimit nuk janë përmbushur pasi kjo dërgesë ka mbërritur pas disa javësh vonesë, por duke pasur parasysh kërkesën globale për vaksina nga e gjithë bota, duke pasur parasysh se të gjitha vendet e botës janë përballur me këtë problem, mendoj se është mirë që (COVAX) të funksionojë ashtu siç ishte parashikuar”, tha Venko Filipce, ministri i Shëndetësisë në RMV.
Një avion nga Ankara u ul në aeroportin e Sarajevës, në të cilin u dorëzua nga Turqia një donacion prej 30.000 vaksinash, prodhuar nga Sinovac.
Edhe në vendin tonë nisi vaksinimi masiv me dozat e vaksinës kineze ‘Sinovac’ .Qindra qytetarë të moshës 70 vjeç e lart u mblodhën në sheshin kryesor ‘Skënderbej’ për të marrë dozën e parë. Ne vend deri tani janë ka inokuluar 65.000 personel mjekësor, njerëz të moshës 80 vjeç e lart, dhe mësues.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet