Nisja e vaksinimit në Kosovë, Hoti: Nuk do të marrim vaksina nga Rusia dhe Serbia
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti konfirmoi se procesi i vaksinimit në Kosovë nis zyrtarisht nesër, teksa theksoi se pasditen e sotme, në mënyrë simbolike mund të kryhen disa vaksinime.
Znj. Hoti shpjegoi se të parët që do të vaksinohen do të jetë personeli shëndetësor, të cilët duke përfshirë sektorin privat janë rreth 15 mijë, e më tej do të vijohet me personelin në qendra e të moshuarve dhe të moshuarit mbi 85 vjeç.
I pyetur nëse Kosova është e hapur edhe për vaksina të tjera si ajo kineze dhe ruse, sikundër ka bërë edhe Shqipëria, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha se tani për tani orientimi ka qenë që vaksnimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera, me përjashtim të vaksinave të ardhura nga Rusia dhe Serbia
“Pjesën më të madhe të vaksinave e presim nga Komisioni Evropian, përmes COVAX, por ka edhe mundësi të tjera. Kemi pasur një marrëveshje në parim me Pfizer , por nuk përjashtohet të përfshihen edhe prodhues të tjerë. Tani për tani orientimi ka qenë që vaksinimi të bëhet me vaksina të miratuara nga EMA, por në të ardhmen mund të diskutohet edhe për vaksina të tjera. Nuk priten vaksina të ardhura nga Serbia dhe Rusia”, tha z. Hoti.
Ai e shpjegoi rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve nga COVID ditëve të fundit në Kosovë me fushatën zgjedhore të muajit shkurt, por edhe prirjen e njëjtë që po përjetojnë edhe vende të tjera, teksa nënvijëzoi se për momentin vendi ka kapacitete të mjaftueshme spitalore.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta