Rritet çmimi i naftës/ Rikthehet kriza, një fuçi po shitet për 90 dollarë

8 Prill 2024 | 16:13

Çmimi i naftës është rritur në bursa gjatë muajit të fundit. Një fuçi po shitet për 90 dollarë, niveli më i lartë që nga muaji tetor 2023.

Një fuçi naftë po tregtohet për 90 dollarë në bursën europiane. Çmimi është rritur ndjeshëm, gjatë 30 ditëve të fundit, kur bursa e Londrës e tregtonte javën e parë të marsit për 82 dollarë. Në tregun vendas, çmimi mesatar i shitjes është 189 lekë, me rritje të lehtë, një rritje e lehtë e reflektuar që nga ditët e para të prillit.

Arsyet lidhen me vendime gjeopolitike dhe konflikte në glob. Pak ditë më parë tensionet ushtarake midis Izraelit dhe Iranit ishin shkaktari i menjëhershëm për shtrenjtimin.

Po ashtu, një lëvizje e fundit e Meksikës për të ulur eksportet e saj të papërpunuara po krijon një tjetër shtrëngim global, duke bërë që rafineritë në SHBA, prodhuesi më i madh i naftës në botë të konsumojnë më shumë fuçi vendase.

Sanksionet amerikane kanë bllokuar ngarkesat ruse në det, me furnizimin e Venezuelës një objektiv të ardhshëm të mundshëm. Sulmet e rebelëve Houthi ndaj cisternave në Detin e Kuq kanë vonuar dërgesat e naftës së papërpunuar. Dhe pavarësisht trazirave, OPEC dhe aleatët e tij po i përmbahen shkurtimeve të prodhimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026