Kosovë, shënohet shifra më e lartë e të infektuarve me Covid-19 për vitin 2021
Në 24 orët e fundit Kosova raporton një numër të lartë të të prekurve me Covid-19, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se nga 3621 teste të bëra, 632 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
“Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive:
Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.
Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, shifrat e orëve të fundit të të infektuarve me coronavirus janë më të lartat për këtë vit, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anticovid.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi