Pagesat e PPP nuk llogariten borxh, KLSH: PPP rrisk për buxhetin publik

11 Prill 2024 | 16:07

Kontratat konçesionare rrisin ekspozimin e shpenzimeve publike ndaj financimeve dhe këto detyrime të prapambetura nuk përfshihen në llogaritjen e borxhit publik.

Ky është konkluzioni i KLSH-së në raportin e përpuethshmërisë së buxhetit të disa enteve publike.

Kontratat konçesionare dhe detyrimet e prapambetura të pallogaritura në borxhin dhe çështjet e arbitrazhit kërcënojnë transparencën dhe buxhetin shtetëror.

Në raportin mbi përputhsmërinë të objektivave me realizimet buxhetore, KLSH evidenton se për një sërë entesh publike të qeverisjes qendrore dhe vendore, ka një trend rritës të përdorimit të PPP-ve, të cilat paraqesin një rrisk fiskal.

Kontratat konçesionare, sipas autoritetit të auditimeve, ekspozojnë autoritetet publike ndaj financimeve për të plotësuar pagesat e këtyre kontratave, duke rënduar kështu barrën fiskale të qytetarëve.

“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet. Gjithashtu duke qenë se këto kontrata koncesionare/PPP janë me mbështetje buxhetore dhe koncesionari nuk ka përgjegjësi apo angazhim financiar, këto shpenzime nga ana e buxhetit të shtetit janë një borxh i fshehur për vitet në vijim”, thuhet në raportin e KLSH.

Gjithashtu, sipas KLSH, akumulimi I detyrimeve të prapambetura ndaj koncesionarëve, nuk përfshihet në përllogaritjen e borxhit publik në raportet statistikore, duke pasqyruar kështu një vlerë të nënvlerësuar dhe jo real.

Auditi i lartë i shtetit vlerëson se mungesa e një analize mbi shkaqet, nivelin dhe shtimit e këtyre detyrimeve pengon mundësinë e nxjerrjeve të konkluzioneve të sakta dhe dhënien e rekomandimeve sa më të përshtatshme.

Detyrimet e prapambetura, sipas raportit, paraqesin një risk fiskal, jo vetëm për treguesit buxhetor të institucioneve përgjegjëse, por edhe në nivel makroekonomik, pasi pavarësisht se këto detyrime nuk llogariten dhe nuk regjistrohen në treguesit e borxhit publik, e nënvlerësojnë këtë të fundit, duke qenë se janë detyrime të cilat do të shlyhen në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026