“Jo sanksione ndaj Rusisë”, Vuçiç sfidon Europën: Askush s’mund të na shantazhojë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk është e vërtetë që presidenti francez Emmanuel Macron e ka shantazhuar atë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai shtoi se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për këtë çështje.
“Serbia është krenare për qëndrimin e saj. Askush nuk mund ta shantazhojë Serbinë. Thonë se Macron më ka shantazhuar, kjo nuk është e vërtetë. Kam pasur një takim miqësor me Macron dhe jam krenar për rezultatet e atyre bisedimeve”, tha Vuçiç në konferencën në vilën “Mir”.
Ai tha se vendet e Quintit janë dashamirës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se “po gënjejnë kur thonë se fajin e ka Beogradi”.
Ai u ankua dhe u viktimizua se populli serb do të sulmohet në muajt e ardhshëm, por se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të luftojnë me të gjitha mjetet për të ruajtur reputacionin e vendit.
Vuçiç në vitin 2022 prezantoi konkluzat e arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me krizën në Ukrainë.
Duke lexuar konkluzionet, Vuçiç tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike ekonomike dhe politike”.
Në konkluzione thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
Por, në konkluzione, operacionet ruse nuk u quajtën pushtim i Ukrainës, gjë e cila është qëndrim i vendeve evropiane.
Në fillim të konkluzioneve thuhet se “Serbia sinqerisht shpreh keqardhje” për ngjarjet në lindje të Evropës. Gjithashtu është thënë se Rusia dhe Ukraina janë shtete mike të Serbisë dhe se populli serb i “konsideron si popuj vëllazëror”.
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane