Uji iku, po paratë? Banorët e Nën-Shkodrës janë në pritje të dëmshpërblimeve

12 Mars 2021 | 12:37

Banorët e Nën-Shkodrës janë në pritje të dëmshpërblimeve.

Njësia Administrative Ana e Malit është zona e fundit që po i nënshtrohet këtij procesi, pasi vetëm 2-3 ditë më parë, uji është larguar tërësisht nga tokat e tyre.

Rreth 1500 hektarë tokë qëndruan nën ujë për më shumë se 50 ditë e si pasojë dëmi në kulturat bujqësore është i madh.

Agim Tela është banor i lagjes Goricë dhe më shumë se 20 dynym pronë e tij, kanë qenë e përmbytur dhe dëmi është kolosal.

“Katundi im i ka dëmet më të mëdha se çdo katund tjetër”, u shpreh fermeri.

Fermeri thotë se vetëm shpronësimi në bazë të ligjit të digave mund të shpëtojë banorët e Anës së Malit, pasi përmbytja po bëhet e shpeshtë dhe toka po humbet funksionin.

Edhe për Ramazan Rrustjen, banor i Goricës situata është shumë problematike pasi të vetmet të ardhura për fshatin janë prodhimet bujqësore.

“Po kjo jonxhe sot nuk del më, duhet të punohet dhe të mbillet prapë. Përmbytemi për çdo vit, kështu nuk punohet”, tha ai.

Afrimi i zgjedhjeve mban me shpresë fermerin pasi vetëm qeveria mund të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar nga përmbytja.

E me ndihmën dhe përkujdesjen e qeverisë, fermeri lidh edhe të ardhmen e fshatit, që dita ditës po braktiset.

Administratori Arben Ceni thotë se këtë vit tokat u mbollën më shumë si pasojë e mbylljes së kufijve e si pasojë vlera e dëmit e tejkalon përmbytjen e vitit 2018.

Lexoni gjithashtu:

Përmbytjet, nis verifikimi, grupet e punës së bashkisë Shkodër nisin punën nga Muriqani

Në pritje të dëmshpërblimit, nis verifikimi i dëmeve në tokat e përmbytura të Nënshkodrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026