Fidan Rama: Albin Kurti dhe qeveria e ardhshme do jetë pjesë e dialogut
Gjykata Supreme në Kosovë ka refuzuar ankesat e depozituara pranë saj nga disa parti politike, përfshirë edhe lëvizjen Vetëvendosje. Me arsyetimin se nuk janë të bazuara në ligj, Gjykata Supreme I hap kështu rrugë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë
Analisti politik nga Kosova, Fidan Rama tha për Euronews Albania se nesër pritet të bëhet certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve, hap ky, i cili vë në lëvizje partinë fituese të formojë qeverinë e re.
“KQZ ka njoftuar që nesër diku nga paraditja do bëjë certifikimin e rezultati dhe ky proces do të konsiderohet si i mbyllur si certifikim i rezultatit dhe kjo i hap rrugë krijimit të institucioneve dhe nuk ka asnjë pengesë që të shkohet më tej”, tha ai.
Ndryshe nga deklaratat publike të Albin Kurtit, i cili ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do jetë në çështjet e para të qeverisë së tij, z.Rama thotë se kjo deklaratë është thjesht për konsum të brendshëm dhe ka karkater politik.
Ai shprehet se lideri i VV-së sapo të krijojë qeverinë do të marrë pjesë në çdo tryezë dialogu, kurdo që ajo thirret nga SHBA apo BE-ja.
“Tek dialogu, deklarata e Kurtit është për konsum të brendshëm për ata që kanë votuar dhe mbështetur Kurtin, sepse kundër do të veprojë në terren. Kurti do të jetë në dispozicion të Uashingtonit dhe BE-së sa herë do të ftohet. Sa herë do ketë ftesë zyrtare, Kurti besoj se do jetë në tryezë dhe do ta përfaqësojë këtë çështje. Kurti nuk do jetë i vetëm në këtë proces, por mund të jetë edhe presidentja Vjosa Osmani. Kurti dhe qeveria e ardhshme do jetë pjesë e dialogut”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta