Kryebashkiaku Veliaj reagon në Euronews Albania për incidentin me zyrat e FRD: Provokim i parapërgatitur
Kryebashkiaku Erion Veliaj dënoi publikisht hyrjen me dhunë të presidentit Ilir Meta në godinën e FRD ditën e sotme ndërsa komentoi në Euronews Albania incidentin.
Kreu i bashkisë e cilësoi një sjellje të padenjë të kreut të shtetit ndaj punonjësve roje të një zyre shteti dhe një provokim të parapërgatitur inicdentin e ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Sipas tij, hapësira për të cilën ka nisur konflikti është pronë e Bashkisë së Tiranës, ashtu si shumë ambiente të tjera që janë liruar edhe më parë nga parti politike të cilat nuk mund të kenë zyrë në emër të taksapaguesve duke qenë se nuk kanë deputetë dhe vota.
“Sot teksa një parti kishte afatin për të lënë pronën bashkiake si një parti që ka vetëm një deputet, ligj që e ndoqën shumë parti të tjera si partia e Paskal Milos, e Zef Bushatit e të përndjekurve dhe shumë parti të tjera që pranuan që bashkia kishte të drejtë.
Ndërkohë që punonjësi civil shkon të marrë zyrën gjendet në sulmin me grushte të presidentit, diçka e padenjë për Tiranën e 2021. Presidenti u fut në një zyrë shteti për të nxjerrë jashtë punonjësit e shtetit. Bashkia e ka nxjerrë prej kohësh këtë urdhër, është një provokim i parapërgatitur”, u shpreh kryebashkiaku.
Kreu i bashkisë këmbënguli se nuk do të lejohej zaptimi i hapësirave publike nga asnjë parti, ndërsa kërkoi që cilado parti që ka probleme me shkresat duhet të ndjekë rrugën ligjore dhe jo dhunën.
“Fakti që i është dërguar të gjitha partive të të gjitha ngjyrave tregon se ligji ka qenë i njëjtë për të gjithë. Në bashkinë e Tiranës nuk do të lejohet zaptimi i hapësirave publike.
Sondazhi juaj mbrëmë që e nxirrte në rënie partinë e tij është përgjigjja pse degradoi presidenti, që u zu me grushte me policët rojë të një hapësire publike”, tha kreu i bashkisë për Euronews Albania.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta