Homazhet për deputetin Bashkim Fino bëjnë bashkë politikën
Homazhet në nder të deputetin socialist Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare, bënë bashkë përfaqësuesit e politikës.
Në Pallatin e Kongreseve, ku po kryhen nderimet e fundit mbi trupin e pajetë të ish-kryeministrit të Pajtimit Kombëtar, personalitet të shumta të politikës, të majtë e të djathtë janë bërë bashkë për t’i dhënë lamtumirën e fundit politikanit të njohur duke shprehur edhe vlerësimet për të.
“Do ta kujtoja si një njëri me zemër të madhe në familjen e tij politike, si një legjislator në disa legjislatura, si një pushtetar; nga kryetar bashkie, kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër konsekuent për të zbatuar ligjet e shtetit, zemërmadh edhe me kundërshtarët”, u shpreh pas homazheve kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
“Do ta kujtoja si një njëri me zemër të madhe në familjen e tij politike, si një legjislator në disa legjislatura, si një pushtetar; nga kryetar bashkie, kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër konsekuent për të zbatuar ligjet e shtetit, zemërmadh edhe me kundërshtarët”, u shpreh pas homazheve kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Edhe presidenti Ilir meta i pranishëm në homazhe vlerësoi figurën e Finos si shprehje e pajtimit dhe bashkimit në një moment të vështirë për vendin.
“Ishte një nga miqtë e mi më të mirë dhe do të mbetet se në një moshë shumë të re u bë një figure frymëzuese për ne më të rinjtë në atë kohë, një punë që e bëri me shumë sukses që ishte edhe baza e përzgjedhjes së tij në ‘97 për të krijuar një parti të pajtimit detyrë që ai e bërë në mënyrë të jashtëzakonshme pasi e dimë sa i polarizuar ishte vendi”, tha presidenti Meta.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, teksa bëri homazhe në nder të Bashkim Finos vlerësoi veprimin e kundërshtarëve politikë, të cilët anuluan fushatën elektorale duke vlerësuar kontributin e ish-kryeministrit të “Pajtimit Kombëtar”.
Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca bëri homazhe për deputetin Fino, ndërkohë që kryedemokrati Basha së bashku me bashkëshorten mbërritën në Pallatin e Kongreseve pak më parë për homazhe në nder të socialistit Fino.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta