“Objekt i dyshimtë”- Komandanti në Iran “zbulon” prapaskenat e sulmit të Izraelit

19 Prill 2024 | 14:40

Komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Gjenerali Siavash Mihandoost, ka treguar detaje rreth sulmit të pretenduar të Izraelit në territorin iranian.

Sipas mediave të huaja, ai tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit qëlluan në një “objekt të dyshimtë” mbi qytetin qëndror të Isfahanit.

Gjenerali Siavash Mihandoost i tha televizionit shtetëror iranian: “Sulmi nuk shkaktoi fare dëme apo incidente”.

“Zhurma e dëgjuar herët në mëngjes sot në Isfahan nuk ishte një shpërthim, ishte mbrojtja jonë e fuqishme ajrore që gjuajti në një objekt të dyshimtë”, shtoi ai.

Sipas zyrtarëve iranianë, sulmi i parandaluar nga mbrojtja ajrore ndodhi në një bazë të madhe ajrore dhe një vend bërthamor pranë qytetit.

Ky sulm erdhi gati një javë pasi Teherani nisi një sulm me dron dhe raketa mbi Izraelin, pas një sulmi raketor që synonte një njësi të mbrojtjes ajrore në Sirinë jugore.

Izraeli ishte zotuar se do t’i përgjigjej sulmit të paprecedentë të fundjavës së Iranit, duke e lënë rajonin të përgatitur për përshkallëzim të mëtejshëm pas disa muajsh luftime në Gaza.

Megjithatë, ushtria izraelite ende nuk ka komentuar sulmin e sotëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për herë të parë në histori, GJPN shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij

Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) shkarkoi nga detyra kryeprokurorin Karim Khan të premten, thanë diplomatët për Associated Press, duke shënuar shkarkimin e parë...
08:25 | 25/07/2026

“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Donald Trump ka thënë se bisedimet diplomatike me Iranin po vazhdojnë dhe po shkojnë “mirë”, por këmbënguli se “nuk mund të ketë armë bërthamore”. Presidenti...
08:18 | 25/07/2026

Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme

Presidenti Donald Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme. Trump i bëri këto komente gjatë fjalimit...
08:13 | 25/07/2026