Holandezi padit shtetin e tij, e futi në listën e xhihadistëve
Një holandez ka paditur shtetin e tij dhe policinë sepse, sipas tij, e kanë futur në mënyrë të padrejtë në listën e terroristëve të mundshëm dhe kanë ndarë në mënyrë të paligjshme të dhënat e tij me vendet e tjera.
Për shkak të kësaj, ai ka hasur në probleme në pikat kufitare në mbarë botën vitet e kaluara, ndonëse asnjëherë nuk ishte i dyshuar për ndonjë krim, raportoi gazeta holandeze NRC.
Problemet e tij nisën në vitin 2019, kur tentoi të shkonte në Turqi me gruan dhe vjehrrin. Rojet në kufirin bullgaro-turk i thanë se “nuk mund të hyjë në Turqi” dhe e kthyen në Bullgari – në këmbë.
Katër vite më parë ai ngriti një padi për ndalimin e hyrjes në Turqi.
Gjykata e hodhi poshtë padinë e tij, por vendimi zbuloi se departamenti holandez i Interpolit dërgoi një mesazh për të në vende të tjera në vitin 2015, duke thënë se ai “mund të udhëtonte dhe të merrte pjesë në konfliktet në Siri”, raportoi “NL Times”.
Omar më pas kërkoi informacion nga policia holandeze dhe vetëm në vitin 2023 policia e informoi atë se ai ishte në listën e xhihadistëve të mundshëm nga viti 2015 deri në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta