Irani minimizon ndikimin e sulmit hakmarrës që raportohet se kreu Izraeli

20 Prill 2024 | 11:30

Teherani ka minimizuar madhësinë dhe ndikimin e një sulmi të raportuar ajror izraelit ndaj caqeve brenda Iranit.

Ky sulm i raportuar izraelit dukej se ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu fundjavën e kaluar ndaj armikut të tij të përbetuar, në mes të sinjaleve se një përshkallëzim i konfliktit është shmangur.

Shpërthime u raportuan mëngjesin e 19 prillit, në ditëlindjen e 85-të të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, afër qytetit të Isfahanit me raportime të paqarta për shkakun. Ndërkaq, disa media të mëdha amerikane cituan burime brenda Qeverisë amerikane që thanë se Izraeli kishte kryer një sulm ndaj caqeve brenda Iranit.

Media shtetërore iraniane citoi zyrtarë në Teheran që thanë se shpërthimet u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuar tre dronë.

Izraeli nuk ka komentuar raportimet për sulmin e raportuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026