Masat ndaj Covid-19 në Evropë, Franca dhe Italia shtojnë kufizimet

14 Mars 2021 | 15:45

Qeveria franceze ka vendosur që të transportojë shumë pacientë të shtruar në spitalet në Paris drejt Bordosë, në mënyrë që të ulë mbipopullimin në spitale. Numri i rasteve të reja me koronavirus në Francë arriti në 30 mijë të shtunën, ndërkohë që numri i njerëzve të vaksinuar është rreth 5 milion sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Situata e Covid -19 në rajonin e Parisit është jashtëzakonisht e tensionuar dhe autoritetet franceze janë gati që të marrin masa të reja megjithëse nuk kanë njoftuar për ndonjë orë të re policore apo shtetrrethim rajonal.

Ndërsa, italianët shijuan fundjavën e fundit të lirë, përpara se masat e reja kufizuese dhe shtetrrethimi i ri të vendoset në rajonet më të rëndësishme të vendit.

Grupe të mëdha njerëzish vërshuan në rrugët në qendër të Milanos për tu takuar me miqtë dhe për të bërë blerjet e fundit, përpara se masat e reja kufizuese të hyjnë në fuqi të hënën dhe të cilat mendohet se do të zgjasin deri për Pashkë.

Ndërkaq Irlanda është vendi më i fundit që i është bashkuar vendeve të cilat kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas rasteve të raportuara në Norvegji. Në një deklaratë për mediat, ministri Irlandez i Shëndetësisë u shpreh që ishte thjesht një hap parandalues.

Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh që vendet nuk duhet që të ndalonin  përdorimin e vaksinës për shkak të frikës që ajo mund të  shkaktonte mpiksje të gjakut, sepse nuk kishte tregues që kjo ishte diçka e vërtetë. Më shumë se 110 mijë doza të vaksinës AstraZeneca janë dërguar deri tani në Irlandë, që përbëjnë vetëm 20% të të gjithë dozave të porositura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026