Ku Gabuam | Migjen Kelmendi tregon dashurinë e shqiptarëve të Kosovës për atdheun e munguar

14 Mars 2021 | 15:53

Migjeni Kelmendi ka thënë se në të ardhmen duhet të zgjohemi. Në vizitën e parë në Shqipëri ballafaqoi realitetin aty me përrallat, që i ishin treguar. Rrëfimin e tij Kelmendi e nis nga hera e parë kur ka vizituar Shqipërinë.

“Ka qenë një përjetim i fortë dhe kam botuar një libër për këtë përjetim që pata. Babai im e idealizonte Shqipërinë dhe unë kisha mendimin e tij për të si parajsë, por kur e vizitova u zhgënjeva nga Shqipëria reale, që fillonte nga terri nga kufiri në rrugën drejt Shqipërisë. Aty nuk kishte dritë te dogana dhe Shqipëria ime filloi me terr e ishte një traumë për mua”,thotë shkrimtari.

Ai tregon se dashuria për Shqipërinë ka ardhur nga babai, i cili i tregonte dashurinë për atdheun e munguar.

“Ne ishim të edukuar të donim Shqipërinë dhe ndërtuam një idealizim për atdheun, që e quanin Shqipëri. Unë isha i bindur se do shihja atdheun e idealizuar dhe unë pashë njerëz duke ikur dhe që nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë kështu. Ne donin të gjenim atdheun, ndërsa ata po iknin nga burgu që ishte shndërruar atdheu për ta”, rrëfen shkrimtari Kelmendi.

Babi i Kelmendit e kishte vizituar Shqipërinë gjatë diktaturës dhe dinte gjendjen e saj, por nuk i tregon te fëmijëve se donte, që ata të donin Shqipërinë.

“Babai im ka qenë një idealist dhe ka krijuar ideale për një vend që se njihte. Ai më ka thënë se nuk ka treguar të vërtetën se nuk donte të humbitnim atdhedashurinë dhe mos asimiloheshim ose përqafonim Serbinë,”- tregon shkrimtari.

Mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ka pasur paradokse dhe njëri nga ato sipas Kelmendit është flamuri.

“Kjo tregon dramën si komb ideja se flamuri si simbol në Kosovë ishte i ndaluar dhe meqenëse ndalohej ata që ishin nacionalistë e donin simbolikën e tij. Kemi pas njerëz që kanë hyrë në burg se ngritën flamuri, ndërsa në Shqipëri donin të iknin nga atdheu dhe kjo tregon paradoksin me shqiptarët në Shqipëri”, shprehet shkrimtari për Ku Gabuam në Euronews Albania.

Sipas z.Kelmendi gabimi i parë për dy shtetet ka qenë Kongresi i Gjuhës gjatë periudhës komuniste ku u standardizua shqipja.

“Mendim im është se gabuam, që përjetojmë shqiptarin e Kosovës si një alien në Tiranë dhe kjo nga gabim historik i planifikimit gjuhësor. Rregullat e gjuhës gjatë diktaturës bën që të ndodhte ky dallim se Kosova flet gegërisht.

U gabua se ishte një lloj mendim se dy dialekte u përzgjodh një dialekt për standard dhe ai ishte dialekti toskë dhe kjo sepse pjesa më e madhe në Kongres ishin nga Toskëria”, thotë Migjen Kelmendi.

Ndërsa dashurinë e Kosovës për mitin e Skënderbeut ai e lidh me faktin që kanë qenë më Serbinë dhe i mungonte Shqipëria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026