Borxhet, Vllaznia nënshkruan marrëveshje me tatimet, shlyhet kësti i parë 315 mijë euro

29 Mars 2021 | 16:30

Klubi i Vllaznisë ka siguruar sot marrëveshjen me tatimet për të shlyer me këste borxhet e prapambetura.

Lajmin e njoftoi kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përmes një postimi në Facebook. Ajo tha se të premten, përmes një bashkëfinancimi me sipërmarrësin Alban Xhaferri, i cili është sponsori kryesor i klubit, dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, është bërë e mundur pagesa fillestare prej rreth 20 për qind të borxhit, që llogaritet të jetë rreth 1.5 milionë euro.

Në këtë mënyrë ditën e sotme me Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, kryebashkiakja Ademi ka nënshkruar marrëveshjen për shlyerjen me këste të pjesës tjetër të detyrimeve të prapambetura. Me situatën e mëparshme Vllaznia rrezikonte licensimin për të luajtur në Kupat e Evropës.

“Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, – njoftoi Ademi përmes një postimi në Facebook të hënën.

Kryetarja e Bashkisë falënderoi për këtë hap domethënës ekonomik sipërmarrësin Alban Xhaferi, i cili është sponsori kryesor i klubit, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesin e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, Agron Hasanajn.

Vllaznia kryeson me diferencë të ngushtë kampionatin shqiptar të futbollit, teksa është dhe në gjysmë-finalet e Kupës. Pas 25 jafësh të luajtura ajo është në vend të parë me 45 pikë, një më shumë se Laçi dhe dy më shumë se Partizani e Teuta.

Shkodranët, 9 herë kampion të Shqipërisë, nuk e fitojnë titullin prej vitit 2001, ndërsa Kupën prej vitit 2008.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026