Mbyllen 1600 biznese në Korçë, pandemia COVID-19 uli shitjet nëpër dyqane, rriten me 90% blerjet online

14 Mars 2021 | 16:21

Pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht tek bizneset e vogla në qytetin e Korçës. Blerjet në njësitë tregtare krahasuar me një vit më parë kanë rënë ndjeshëm.

Pas shumë përpjekjeve për të intervistuar disa nga shitësit e qendrës tregtare të pazarit të vjetër, askush nuk ka pranuar duke rrëfyer kështu jashtë kamerave frikën se inspektoriate të ndryshme mund të vijnë për t’i gjobitur në rast se ata flasin për televizionin tonë. Jashtë kamerave shitësit e kësaj qendre tregtare shprehen se rreth 70% e mallit të tyre ka ngelur stok.

Përveç ndihmës nga shteti me pagat e luftës në nisje të pandemisë, biznesi në Korçë nuk ka marrë ndihmë tjetër ekonomike.

Sipas nënkryetarit të shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri qeveria duhet të mendojë ndihma të tjera ekonomike për bizneset pasi janë drejt falimentimit.

Nga ana tjetër, pandemia ka rritur blerjet online. Kjo situatë bëri që shumë biznese të tregtonin produktet online, për shkak edhe të fleksibilitetit që ky rrjet ofron për qytetarët.

Për t’u përshtatur me situatën, shumë prej dyqaneve filluan të operojnë edhe online.

Duket se pandemia COVID-19 ndikoi pozitivisht në modernizimin e tregtisë në Korçë duke rritur shitjet online, por jo të gjithë bizneset mund të kenë infrasturkturën e duhur për të reklamuar produktin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026