Kalon për gjykim ‘Dosja 184’ me vetëm katër të pandehur

12 Shkurt 2021 | 20:33

Gjykata e Dibrës ka vendosur sot që të kalojë për gjykim ‘Dosjen 184”, me vetëm 4 të pandehur, Robert Agën, Drini Gjecin, Nuri Medën dhe Hasan Hotin.

Sakaq, është pushuar çështja për Dionis Imerin dhe personat e tjerë.

Ndërkohë, Partia Demokratike nën cilësinë e kallëzuesit ka kërkuar që çështja t’i kalonte për kompetencë GJKKO-së.

Hetimi për të ashtuquajturën “Dosje 184” kaloi një kalvar të gjatë prej së paku pesë herë lëvizjesh mes prokurorive mes asaj të Tiranës dhe asaj të Dibrës.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në fund vendosi t’ia lërë si hetim prokurorisë së Dibrës, ndërsa hetime të tjera për rrjedhjen e disa prej përgjimeve nuk nxorën asnjë rezultat, së paku të deklaruar në publik.

Çështja në fjalë lidhet me zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2016, kur asokohe pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, Dibra iu drejtua sërish zgjedhjeve nga të cilat fitues u shpall kandidati socialist Muharrem Rama. Ky i fundit përballë kishte si kundërshtar nga opozita ish-deputetin njëherësh ish-zëvendësminitër i Financave, Sherefedin Shehu.

Opozita i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve dhe rreth tre vite më vonë përgjime të rrjedhura nga prokuroria nxorën në media biseda mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe disa personave, një pjesë e të cilëve dëgjoheshin teksa ndikonin apo urdhëronin të tretë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026