Dueli i pretendentëve, Tirana dhe Kukësi matin forcat

12 Shkurt 2021 | 20:34

Tirana-Kukësi është ndeshja më e rëndësishme e javës së 19-të të Superiores. Kampionët dhe nënkampionët do të matin forcat në një taki mqë mund të vendosë shumë mbi fatin e këtyre dy ekipeve. Trajneri i bardhebluve Orges Shehi vlerëson kundërshtarin, por kërkon që të shfrytëzojë momentin.

“Kemi ndeshje të rëndësishme, vijmë pas rezultateve pozitive, gjë që do të mundohemi të jemi në të njëjtën ecuri, kundërshtari dihet gëzon nivele të larta ndaj kërkon respekt maksimal,” – u shpreh Shehi.

Kryesuesit e Vllaznisë në anën tjetë rduna kthesën në përballjen me Apoloninë. Skuadra shkodrane ka marrë vetëm një fitore në katër përballjet e fundit dhe ndaj fierakëve e sheh si mundësinë më të mirë për tu rikthyer në rrugën e mbarë.

“Kemi një ndeshje të vështire me Apoloninë, por kemi punuar dhe presim të fitojmë si gjithmonë. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar, nuk ka rëndësi emri. Ne përgatitemi gjithmonë njësoj” – tha trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç.

Të shtunën do të luhen dhe përballjet mes Kastriotit dhe Partizanit si dhe Bylisit e Lacit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026