“Mos kalo vijat e kuqe” – Kina paralajmëron SHBA

26 Prill 2024 | 09:36

Ministri i Jashtëm kinez ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Antony Blinken që të mos shkelë “vijat e kuqe” të Kinës, teksa kryediplomatët e dy vendit u takuan në Pekin. Ministri kinez  e hapi takimin me një pyetje që tingëllonte më shumë si një paralajmërim:

“A duhet të qëndrojnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur për të ecur përpara me stabilitet apo të kthehen në një spirale në rënie?” Marrëdhëniet Kinë-SHBA kanë filluar të stabilizohen, por ende po testohen nga “faktorë negativë. Të dy vendet mund të angazhohen ose në bashkëpunim ose në konfrontim”, shtoi ministri kinez

Ai përcaktoi ato që ai i quajti vijat e kuqe të Kinës për sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin e saj dhe paralajmëroi SHBA-në që të mos i shkelë ato.

Ministri  nuk i specifikoi këto sfida, por ka disa pika të ndjeshme të ndezjes midis dy superfuqive, duke përfshirë pozicionet e tyre në Detin e Kinës Jugore, mbështetjen e SHBA për qeverinë në Tajvan dhe të drejtat e njeriut.

Blinken, i cili është në vizitën e tij të dytë në Kinë në më pak se një vit, ishte më i kujdesshëm në komentet e tij ndaj ministrit kinez.

‘Pekini dhe Uashingtoni kanë një përgjegjësi të përbashkët për të çuar përpara lidhjet me “diplomaci aktive”, u shpreh Blinken. Megjithatë, ai tha se do të ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me dallimet mes tyre  për të shmangur llogaritjet e gabuara në atë që ai e quajti marrëdhënien më të rëndësishme në botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026