“Kemi denoncuar raste të panumërta të shit-blerjes së votës”, Ivi Kaso akuzon mazhorancën për vonesa në ngritjen e institucioneve
Ivi Kaso tha në Ilva Now se vonesat për ngritjen e institucioneve të reja dhe rrjedhimisht vonesat në gjithë proceset erdhën mbas reformës konsensuale të korrikut ku mazhoranca në një “aventurë kushtetuese”, siç e quajti dhe ai, ndryshoi e vetme Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor.
Eksperti i çështjeve zgjedhore për Partinë Demokratike u shpreh se ka raste të panumërta të shit-blerjes së votës, të cilat ata i kanë denoncuar, referuar këtu dhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim për të mos e lënë votën në dorë të askujt.
“Veçanërisht, qyteti i Tiranës, që është dhe qarku më i madh dhe beteja më e fortë zgjedhore ka problematikat më të rënda, sa i përket dhe abuzimit me resurset shtetërore, kjo për shkak edhe të institucioneve qendrore që selinë e tyre e kanë në to dhe nga buron aktiviteti i paligjshëm, por ka shqetësime të tjera të mprehta, që lidhen dhe me inflirtrimin e krimit të organizuar në fushatën zgjedhore,” – u shpreh Kaso duke theksuar se Partia Demokratike nuk është e përfshirë në skema të tilla.
Ndërkaq pyetur për balancën që duhet të krijojë midis angazhimit politik dhe mbikëqyrjes së procesit zgjedhor, sekretari i çështjeve zgjedhore në PD tha se ky ishte një “ekuacion jo i lehtë” për t’u çuar deri në fund me sukses por sidoqoftë pohoi se nuk është i vetmi në grupin e tij i cili ka “të tillë presion pune”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet