Shtyrja e censusit në RMV: Nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por është në favorin tonë
Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e censusit në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënoni me bojkot të procesit.
Sipas tij, nga shtyrja e censusit përfitojnë shqiptarët periudha për regjistrimit të diasporës vetëm zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur do të zgjasë deri në 30 shtator, kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.
Z. Grubi u shpreh i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë të regjistruar nga të cilët shumica shqiptarë të RMV.
“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga propozimi i djeshëm i Zaev, por kanë fituar pasi kanë 6 muaj kohë për t’u regjistruar. Shtyrja nuk është në dëm të shqiptarëve që do të kenë më shumë kohë deri në 30 shtator që të regjistrohen. Procesi duhet të jetë i pakontestuar, as nga opozita, ne nuk na nevojitet një proces i kontestuar”, tha zv.kryeministri.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi