Hoqi shaminë në shenjë proteste, dijetarja iraniane lirohet me kusht
Dijetarja e burgosur islamike dhe aktivistja civile, Sedigheh Vasmaghi është liruar me kusht. Lirimi i saj u raportua më 29 prill nga kanali Emtadad në Telegram, ku u tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.
Lajmin e ka konfirmuar një burim i Radio Farda i Radios Evropa e Lirë.
Vasmaghi u arrestua pasi hoqi shaminë nga koka e saj për të protestuar kundër ligjit të detyrueshëm të hixhabit në Iran.
Para lirimit, Vasmaghi i shkroi një komiteti hulumtues të OKB-së për trajtimin e saj në burg, duke thënë se ajo ishte torturuar.
Vasmaghi, e cila është e verbër, u transferua në fillim të këtij muaji nga burgu famëkeq Evin i Teheranit në një spital, mes raportimeve që autoritetet po e pengonin këtë lëvizje, edhe pse ishte këshilluar nga mjekët.
Vasmaghi është autore dhe poete e shquar e cila shpesh i ka kundërshtuar autoritetet iraniane. Në vitin 2011, ishte lëshuar një urdhërarrest para se ajo të nisej për të dhënë mësim në një universitet në Gjermani.
Më vonë, ajo ishte ftuar nga Rrjeti i pavarur i Refugjatëve i Qyteteve të Pavarura (ICORN), i cili ofron strehim për shkrimtarët dhe artistët në rrezik, për të jetuar në Suedi.
Pasi u kthye në Iran më 2017, ajo u arrestua. Arrestimin e saj, grupet për të drejtat e njeriut e cilësuan si të nxitur politikisht dhe të lidhur me qëndrimet dhe shkrimet e saj politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani thotë se do ta lirojë ekuipazhin e anijes së lidhur me Izraelin
Presidenti iranian: Nuk do të mbetet asgjë nga Izraeli nëse Irani sulmohet sërish
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta